
Dyshimet në lidhje me vijimin e Thiago Mottas në stolin e Juventusit gjatë sezonit të ardhshëm kanë filluar ti vënë në lëvizje drejtuesit, të cilët po analizojnë disa opsione.
Një ndër to është Antonio Conte, i cili e ka provuar veten tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ në të shkuarën.
Traineri nga Lecce i njeh në perfeksion bardhezinjtë, falë të cilit fituan disa trofe të rëndësishëm, konkretisht tre herë Serinë A dhe dy Superkupa Italie.
55 vjeçari e ka eksperiencën e mjaftueshme për të drejtuar një ekip të famshëm në çdo kampionat dhe mungesa e titujve natyrisht i ka detyruar në njëfarë mënyre krerët e presidencës për ta përqëndruar vëmëndjen tek ky trainer.
Gjatë konferencës për shtyp përpara sfidës kundër Venezias Antonio Conte evitoi të shprehet mbi të ardhmen, sipas ‘ Calciomercatos ‘.
Ky fakt evidenton se është i përfshirë maksimalisht tek e tashmja me ‘’ Il Partenopei ‘’, një ekip shumë i sikletshëm, sidomos në Serinë A.
Edhe tifozeria e zjarrtë e ish rekordmenëve të Scudettos ka filluar të entuziazmohet për arsye se Antonio Conte ka lënë gjurmë tek çdo ekip dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë gjatë merkatos së verës me të ardhmen e tij.



