Inter firmos me talentin irlandez

Inter firmos me talentin irlandez

Merkatoja e verës po bëhet ditë pas ditë edhe më produktive për Interin .  Me mbërritjen e Simone Inzaghit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ zikaltërit kanë marrë zemër dhe nuk e kanë ndalur për asnjë moment dëshirën për tu përmirësuar .  Këtë herë sipas ‘’ The Sun ‘’  kampioni i Italisë ka firmosur me talentin 16 vjeçar të Shamrock Rovers  Kevin Zefin , operacion që pritet të zyrtarizohet në javët vijuese .  

 Përpara 1 viti  lojtari me prejardhje shqipëtare arriti të thyente një rekord më vete duke u shëndërruar në golashënuesin më të ri të kampionatit me 15 vite mbi supe   .

Kevin Zefi konsiderohet një ndër futbollistët më premtues në këtë shtet  por tashmë do të jetë pjesë e një ndër ligave më të famshme  të Europës.

Pa dyshim që për lojtarë të këtij kalibri  gjithmonë pretendentët janë prezentë  por ofertat e mbërritura  nga Gjermania , Hollanda dhe Anglia nuk kanë patur shumë histori  sepse zikaltërit u treguan më të shkathët duke ia fituar zemrën .

Për  Kevin Zefin  është parashikuar përfshirja në ekipet e moshave  dhe në bazë të performancës së bërë drejtuesit e italianëve do të marrin vendimin përkatës për anësorin e lindur në Dublin .  

Me këtë transferim Interi po shkon drejt një ndërthurjeje interesante sepse po i kushton rëndësinë e duhur afrimit të talentëve që do të përcaktojnë në një farë mënyre fatet e skuadrës në të ardhmen .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy