Atletico Madridi, insiston për Luis Millan

Atletico Madridi, insiston për Luis Millan

Atletico Madridi pa dyshim do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së verës referuar Primera Divisionit. 

‘’ Los Colchoneros ‘’ vijojnë të konsiderohen një ndër ekipet më të sikletshëm në çdo kompeticion falë punës së palodhur të Diego Simeones.

 ‘’ El Cholo ‘’ gëzon mbështetjen absolute të presidentit Enrique Cerezo i cili beson fuqimisht në aftësitë e tij.

 Traineri argjentinas ka filluar të mendojë seriozisht për të ardhmen dhe ia ka vënë syrin Luis Millas të Getafes.

 Mesfushori është një ndër më të mirët e  Jose Bordalas, tejet i aftë taktikisht, një menaxhues i shkëlqyer i ritmeve të lojës dhe efektiv në organizim. 

Dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ janë hapur për 31 vjeçarin, i cili mban mbi supe një eksperiencë të konsiderueshme në një ndër ligat kryesore të Europës. 

Nëse do të vijojë një tjetër eksperiencë larg ‘’ Coliseum Alfonso Perezit ‘’ do të përkthehej si një avancim në aspektin sportiv edhe atë ekonomik. 

Verën e kaluar edhe Como i Cesc Fabregasit tentoi Luis Millan por madrilenët ja dolën të siguronin qëndrimin e tij.

 Nëse do ta veshë bluzen e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ ishi i Tenerifes do të tregojë vlerat edhe në Champions League, një objektiv për çdo lojtar. 

Deri më tani numëron 26 sfida me ‘’ Los Azulones ‘’, një ekip mesatar në Primera Division, gjithashtu i sikletshëm për çdo rival.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy