
Në kohët e fundit disa emra për ofensivën kanë filluar të analizohen nga drejtuesit e Barcelonës.
‘’ Los Cules ‘’ në çdo sezon janë pretendentë për fitimin e titujve dhe ky fakt duhet të shoqërohet me ndërhyrje cilësore gjatë merkatove.
Traineri Hansi Flick i ka bërë llogaritë dhe ai që më shumë e ka bindur është Dusan Vlahovic.
Serbi prej katër sezonesh ka qenë një referent tek Juventusi por si duket eksperienca për të në ‘’ Allianz Stadium ‘’ do të përfundojë shumë shpejt.
Koha nuk premton shumë sepse zyrtarisht Primera Division do të fillojë sot, edhe pse merkatos së verës i mbeten edhe disa ditë për të mbaruar.
Mosha e Robert Lewandowskit nuk garanton edhe për shumë kohë dhe në këtë aspekt ‘’ Blaugranët ‘’ janë të detyruar ti gjejnë një zëvëndësues.
25 vjeçari konsiderohet i duhuri por spanjollët do të veprojnë me kujdes për ta arritur objektivin.
La Liga pa dyshim mbetet një kampionat tejet i preferuar por në rastin konkret edhe ekipe të tjerë janë në garë për shërbimet e lojtarit nga Beogradi.
Gjithsesi presidenti Joan Laporta po bën çmos për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’, aty ku e pret një ekip mjaft solid dhe pretendent për fitimin e titujve.



