
Barcelona ka nisur të mendojë që tani për merkaton e verës, ndonëse ajo është disa muaj larg.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, katalanasit ndjekin me kujdes situatën e dy mesfushorë. Bëhet fjalë për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie dhe atë të Interit, Marcelo Brozovic.
Të dy futbollistëve i skadon kontrata me klubet e tyre respektive dhe në fund të sezonit mund të ndryshojnë ekip, pasi dalin futbollistë të lirë. Duke parë situatën e vështirë ekonomike, te Barcelona po mendojnë të bëjnë lëvizje me kosto zero dhe në orët e ardhshme pritet të nisin kontaktet.



