Tashmë është zyrtare, Leo Messi largohet nga Barcelona. Ajo që po përflitej në orët e fundit, tashmë merr edhe konfirmimin e klubit katalanas.
Barcelona nëpërmjet një komunikate zyrtare, njofton se kontrata nuk do të rinovohet me argjentinas, duke mbyllur kështu bashkëpunimin.
Messi largohet nga Barcelona, aty ku luante nga viti i largët 2003, ku e filloi nga ekipet zinxhir.
“Edhe pse ishte arritur një marrëveshje mes Barcelona dhe Leo Messi për rinovimin e kontratës, është e pamundur që kjo të zyrtarizohet për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturore, rregullat e ligës spanjolle. Të dyja palët janë të hidhëruara që dëshira e lojtarit dhe klubit nuk mund të përmbushet. Barcelona falënderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron atij më të mirat në jetë.", thuhet në njoftimin e Barcelonës.



