
U luajtën ditën e sotme 6 ndeshje të vlefshme për javën e 29-të në Premier League. Chelsea vazhdon me serinë e fitoreve, teksa mposhti minimalisht Newcastle. Londinezët iu falën një goli të shënuar nga Havertz në minutën e 89-të.
Fitore korri edhe Arsenali, që mundi në shtëpi Leicesterin 2-0 dhe blindon zonën Champions, ndonëse ka edhe 3 ndeshje më shumë se të tjerët për të luajtur.
Në ndeshjet e tjera, Everton u mposht minimalisht nga Wolves, ndërsa Southampton humbi në shtëpi 1-2 ndaj Wolves.
West Ham fitoi 2-1 ndaj Aston Villa, ndërsa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Leeds ndaj Norwich.



