
Trajneri i Marokut, Vahid Halilhodzic ka përjashtuar nga grumbullimi futbollistin e Chelesa, Hakim Ziyech. Ky i fundit sipas trajnerit nuk është impenjuar maksimalisht te kombëtarja dhe për këtë arsye është lënë jashtë për dy ndeshjet e radhës.
“Për herë të parë në karrierën time si trajner, pashë një lojtar të ekipit kombëtar që nuk dëshiron të stërvitet dhe që pretendon se është i lënduar. Gjatë dy grumbullimeve të fundit, ai nuk ishte i disiplinuar. Ai nuk dukej si një lojtar që luftonte për një vend në Kupën e Botës, ose të interesuar fare për të. Në ndeshjet miqësore me Ganën dhe Burkina Faso ai mbërriti vonë dhe refuzoi të punojë. Nuk ka kuptim të flasim më vonë, për mua si trajner përgjigja është pikërisht atje. Për mua ekipi kombëtar është mbi të gjitha, ekipi nuk mund të jetë peng i dikujt. Ekzaminimet, thanë se ai mund të luante. Pastaj ai refuzoi të kryente nxehjen në pjesën e dytë sepse ishte i zhgënjyer që ishte në stol. Për mua është e papranueshme, ose je 100 për qind ose nuk je fare në grumbullim”, tha trajneri Halilhodzic.



