
Trajneri Diego Longo, u prezantua këtë të premte te Flamurtari, ku do të zëvendësojë të larguarin Marcelo Troisi.
Në fjalët e tij, Longo tha se ka pasur edhe oferta të tjera, por i ka refuzuar, ndërsa shtoi se vlonjatët duhet të shkojnë në Superiore për sezonin e ardhshëm.
Kam pasur edhe oferta të tjera, por nuk kam pranuar. Duhet të shkojmë në Superiore, sot ekziston vetëm Flamurtari dhe këto 6 ndeshje. I kam parë ndeshjet dhe njoh skuadrën.
Nëse stërvit një skuadër me emrin e Flamurtarit dhe investimet e bëra, nuk ka presion, ka vetëm detyrim të bësh më të mirën. Ai që ndjen presion nuk duhet ta marrë përsipër.



