Katër ndeshjet e javës së parë, Superiorja për vajza nis të shtunën

Katër ndeshjet e javës së parë, Superiorja për vajza nis të shtunën

Këtë të shtunë, do të ngrejë siparin Superiorja, në futboll për femra. Në fushë do të zbresin tetë skuadra, që do të kërkojnë ta nisin kampionatin me këmbën e mbarë.

Kampionati i 15-të Kombëtar për vajza do të startojë me ndeshjen Kinostudio-Teuta, që do të luhet paraditen e nesërme, duke nisur nga ora 10:00 në QSK Kamëz. Ndërkaq, po nesër do të zbresin në fushë edhe Tirana me Lushnjën, që do të luajnë takimin e parë për këtë sezon në kompleksin ‘Skënder Halili’ duke nisur nga ora 13:00.

Të dielën do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të javës së pare, teksa takimi Skënderbeu-Laçi do të zhvillohet në një moment të dytë që do të përcaktohet nga Departamenti i Garave në FSHF. Apolonia do të udhëtojë drejt Gramshit, me këto të fundit që do të luajnë takimin e tyre të parë në kampionatin elitë të futbollit të vajzave. Ndeshja është planifikuar të nisë në ora 15:00. Siparin e javës së parë do ta ulë takimi Partizani-Vllaznia. Kampionet në fuqi të vendit do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për të luajtur ndeshjen e parë sezonale, që nis në ora 15:00 dhe do të luhet në kompleksin ‘Arena e Demave’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy