“Merkaton e mbyllim me një afrim”, Halili: Jemi të fokusuar vetëm në Europë, Petrocub më i fortë se Iskra

“Merkaton e mbyllim me një afrim”, Halili: Jemi të fokusuar vetëm në Europë, Petrocub më i fortë se Iskra

Drejtori i Laçit, Naim Halili, duke folur për mediat, u shpreh se i gjithë fokusi i Laçit në këtë moment është në Europë, aty ku luajnë në turin e dytë të Conference League.

Për kundërshtarin e radhës, Halili tha se është më i vështirë se Iskra që kaluan kurbinasit dhe shtoi se kanë një mesfushë të fortë, pasi i ka ndjekur në ndeshjen e tyre të parë.

E gjithë vëmendja dhe përqendrimi jonë është në Conference League momentalisht. Ambienti në Laç është gjithnjë entuziast. Kemi një ekip me cilësi. Shpresojmë të ecin sa më larg në këtë kompeticion. Po shikojmë edhe një mesfushor dhe më pas mendojmë se ekipi është i kompletuar. Vetëm nëse kemi ndonjë largim do të futemi në merkato.

Iskra ishte një ekip më i lehtë për nga ana e cilësisë, Petrocub ka pak më shumë kualitet. Unë e kam folur me trajnerin dhe ia kam thënë. E pashë ndeshjen e parë të Petrocub në Maltë dhe kishin ekip të mirë. Mesfusha e tyre ishte e fortë, por besoj se është ekip i kalueshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy