Vanoli e pranon: I kam thënë “po” Kosovës (VIDEO)

Vanoli e pranon: I kam thënë “po” Kosovës (VIDEO)

Trajneri Rodolfo Vanoli ka folur te “TMW Radio” në lidhje me ofertën për të marrë drejtimin e Kosovës, pasi emri i tij është lakuar shumë kohët e fundit.

“Po, kam pasur kontakte me persona pranë Federatës së Kosovës, të cilët më kanë pyetur, nëse jam i gatshëm. Ju kam thënë “Po”, por me disa kushte, pasi është një kombëtare e vogël dhe e gjitha për t’u ndërtuar nga e para. Ne teknikët italianë punojmë me filozofinë tonë jashtë.

Do të më pëlqente ta merrja këtë iniciativë dhe të nisja një rrugëtim për ta ngritur futbollin kosovar në nivele të rëndësishme.

Kosova është kombëtare e re dhe para së gjithash ka nevojë për një qendër teknike.

Kam folur me Behramin për të kuptuar disa gjëra, nëse ai dhe të tjerë si Shaqiri, janë gati t’i japin një dorë kombit të tyre, janë të gjithë gati të ndihmojnë apo jo”, – ka thënë Vanoli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy