Juventusi “piketon” mbrojtësin e Shqipërisë, Mitaj drejt Serisë A

Juventusi “piketon” mbrojtësin e Shqipërisë, Mitaj drejt Serisë A

Mario Mitaj, mund të bëjë hapin më të rëndësishëm në karrierë, gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve nga “Tuttosport”, mbrojtësi ndiqet me interes të madh nga klubi i Juventusit.

Në gjurmët e Mitajt, ka rënë drejtori i bardhezinjve, Giuntoli, i cili pritet ta ndjekë nga afër, në miqësoren e Shqipërisë me Kilin, këtë të premte në Parma të Italisë.

21-vjeçari është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi, skuadër ku u transferua nga grekët e AEK-ut.

Mbrojtësi i majtë, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në kualifikueset e Europianit, ku ishte një nga më të spikaturit te Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy