
Trajneri Thomas Tuchel, do të largohet nga drejtimi i Bayern Munich në fund të sezonit, por nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë pushim.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se tekniku gjerman, është në bisedime për të marrë drejtimin e skuadrës së Manchester United.
Klubi anglez, ka vendosur të largojë trajnerin Erik Ten Hag dhe i zgjedhuri i drejtuesve, është pikërisht Tuchel.
Palët janë ende në fazën e bisedimeve dhe nuk përjashtohet arritja e një marrëveshje në ditët e ardhshme.
Për gjermanin do të ishte një rikthim në Premier League, aty ku në të kaluarën ka drejtuar skuadrën e Chelsea-t.



