
FIFA ka përditësuar së fundmi renditjen e përgjithshme, ku të shumta kanë qenë kombëtaret që kanë ndryshuar pozitat e tyre.
Shqipëria ka rënë me 3 vende, teksa renditen në vendin e 69-të, ndryshe nga përditësimi i fundit kur renditej në vendin e 66-të.
Ndërkohë Kosova ka pasur ngjitje në renditje, ku ka fituar plot 5 vende. Ndryshe nga hera e fundit që renditej në vendin e 120-të, tashmë Dardanët pozicionohen në vendin e 115-të.
Për sa i përket pjesë tjetër të renditjes, kryesimi mbahet nga Belgjika, e ndjekur nga Brazili në vendin e dytë, Franca në vendin e tretë, Anglia e katërta, ndërsa Italia që u shpall kampione e Europës, pozicionohet në vendin e pestë.



