Hoxha: Kryeministri e dha projektin 5 milionë dollarë për shkak të pasionit për basketbollin

Hoxha: Kryeministri e dha projektin 5 milionë dollarë për shkak të pasionit për basketbollin

Specialisti i tenisit, Shpëtim Hoxha, në emisionin “SportZone” në MCN TV, u shpreh se Shqipëria në këtë sport, është praktikisht e fundit në Europë.

Në lidhje me projektin 5 milionë dollarë të dhënë nga qeveria për volejbollin dhe basketbollin, Hoxha deklaroi se këtë kryeministri Edi Rama e ka bërë për shkak të pasionit që ka për basketbollin.

E vërteta është që të gjitha shtetet përfaqësohen me tenisin në evenimente madhore. Ne praktikisht jemi të fundit e Europës. Vendet e tjera, kanë një strategji për tenisin. Federata më e madhe në botë për femra, është ajo e tenisit. Shqipëria nuk ka numra. Kemi pak fëmijë dhe tenistë. Me buxhetet që na japin, nuk mund të bëjmë asgjë.

Problemet janë të njëjta në çdo sport. Ajo që nuk kemi ne, është mungesa e një strategjie. Projekti 5 milionë dollarë për volejbollin dhe basketbollit? Dhënia e projektit për volejbollin dhe basketbollit, janë për shkak të pasionit të kryeministrit. Ka pasion basketbollin dhe jep projektin për ta, që ta shikojë këtë sport përpara. Janë para pa strategji, sepse në Olimpiadë nuk mund të shkojmë me volejbollin dhe basketbollin. Çdo ditë strategjitë e këtij sporti ndryshojnë.

Kemi fusha tenisi në Tiranë, Shkodër, Korçë apo edhe në Durrës. Nëse bëhet një investigim, në këto fusha, pas orës 2 në drekë, nuk stërvitet askush.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy