
Edhe në këtë sezon Natan po i tregon vlerat.
Mbrojtësi vijon të lërë gjurmë tek Real Betisi, për të cilin është interesuar Barcelona.
‘’ Los Cules ‘’ i janë rikthyer objektivit dhe drejtori sportiv Deco po jep maksimumin.
Në ndeshjen kundër Real Madridit të fituar 1-0 nga andaluzët 25 vjeçari demostroi se e meriton kalimin tek një ekip elite.
Ishi i Napolit e përfundon kontratën me spanjollët në 30 qershorin e 2030-tës i cili e nisi eksperiencën si i huazuar në 2024-tën duke e përfunduar sezonin e parë me 2 gola në 52 sfida dhe paraqitje dinjitoze.
Para pak kohësh Natan deklaroi se ndihet shumë i lumtur në ‘’ Benito Villamarin ‘’ por interesi i ‘’ Blaugranëve ‘’ për të dytën herë ndoshta do të marrë më tepër vëmëndje.
Drejtuesit e kuq e bluve ndihen natyrisht paksa të penduar për mosrealizimin e kësaj marrëveshjeje por do të kenë një tjetër shans gjatë merkatos së janarit.
Vlen nënvizohet se vlera e kartonit të nxënësit të Manuel Pellegrinit i arrin 40 milionë eurot në sajë të cilësive të shfaqura në fushën e blertë.



