
Tek Milani kanë filluar përpjekjet për fuqizimin e ekipit në lidhje me fazën vendimtare të sezonit.
Sulmi është një ndër repartet ku do të ndërhyhet më shumë dhe tanimë Stefano Pioli e ka deklaruar objektivin e rradhës.
Italianin po e impresionon Serhou Guirassy, i cili po tregon se është një ndër sulmuesit më cilësorë për momentin në Bundesligë dhe më gjerë, kontrata e të cilit me Stuttgartin skadon në 30 qershorin e 2026-tës e shoqëruar me një klauzolë prej 17 milionë eurosh.
Kjo shifër është lehtësisht e përballueshme nga arkat e ‘’ Djallit ‘’, për të cilin 7 herë kampionët e Champions Leagues nuk do ta kenë të lehtë pasi do të përballen me Juventusin dhe Interin.
Në sezonin aktual 27 vjeçari francez numëron 19 gola në 16 sfida dhe një statistikë e tillë zor se mund të anashkalohet nga ekipet e famshëm.
Tanimë ish fituesve të Scudettos i mbetet vetëm përfaqësimi në Play Offin e Conference Leagues për sa i përket Europës, ndërsa në kampionat vijojnë të distancuar 11 pikë me rivalët perjetshëm dhe transferimet e gjatë janarit konsiderohen një prioritet për arritjen e objektivave.



