Alibekaj: Finalja shkon përtej sportit, por pushteti e rrezikoi

Alibekaj: Finalja shkon përtej sportit, por pushteti e rrezikoi

Gazetari Enton Alibekaj, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për finalen e Conference League, e cila do të mbahet të mërkurën e 25 majit në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.

Alibekaj deklaroi se kjo finale shkon përtej sportit, duke shtuar se është një event që i shërben vendit.

Ai u shpreh se pushteti rrezikoi që ta hiqte finalen nga Shqipëria, për shkak të luftës me FSHF.

Një finale e tillë shkon përtej sportit. Është një finale që i shërben vendit, i shërben turizmit, reklamimit për Shqipërinë. Janë të pakta rastet kur reklamohen gjërat e mira për vendin. Kjëtë ditë duhet të tregojmë se anët e mira të këtij vendi janë shumë. Të gjithë duhet të bëjnë reklamën më të mirë, në momentin kur e gjithë Europa i ka sytë nga ne.

Duhet të kujtojmë që ky pushtet rrezikoi ta humbiste këtë finale. Kjo është një betejë politike. Pamë që UEFA na paralajmëruar që finalja mund të hiqej. Erdhën vetë në Shqipëri kur ishin zgjedhjet. Nuk ka shumë për t’u krenuar qeveria me këtë, por duhet të kontribuojë për një imazh të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy