Bylis mposht me përmbysje Tiranën në gjysmëfinale të Kupës, dyshime për ndeshjen

Bylis mposht me përmbysje Tiranën në gjysmëfinale të Kupës, dyshime për ndeshjen

Është mbyllur ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës që përfundoi me fitoren e ballshiotëve me përmbysje 2-1.

Në pjesën e parë Tirana ishte dominuese dhe krijoi disa raste për shënim, ndërsa golin arriti ta realizonte në minutën e 20 me Edon Hasanin. Deri në përfundim të fraksionit të parë të lojës u krijua përshtypja se Tirana do të arkivonte një tjetër fitore, por ndryshe ndodhi.

Në pjesën e dytë ‘bardheblutë’ thuajse u ‘fikën’ dhe nuk ekzistonin në fushë. Pas disa rasteve më shumë se të pastra, goli i barazimit do të vinte në minutën e 65. Më tej do të ishte po i njëjti autor, kapiteni Murataj, që do të përmbyste shifrat. Në fund Bylisi humbi edhe një penallti, por për këtë takim janë ngritur shumë dyshime.

Një faqe e njohur ndërkombëtare bastes në përfundim të pjesës së parë kur Tirana po fitonte ndeshjen, përmbysjen e Bylisit e mbante me një koeficient shumë të vogël. A thua se e dinte rezultatin e përfundimit të ndeshjes.

Gjithsesi gjithçka do të mbesë në kuadrin e fjalëve, por për Kupën e Shqipërisë shpeshherë ka patur aludime se ndeshjet manipulohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy