
Në prag të takimit me Shqipërinë ka folur për mediat trajneri i Anglisë Garreth Southgate, i cili ka vlerësuar kuqezinjtë për mënyrën se si luajnë në mbrojtje, por edhe për trajnerin Reja që sipas tij është me shumë eksperiencë. Anglezi thotë se është në dijeni të problemit me fushën e gjelbër që ka Shqipëria, ndërsa nuk është i shqetsuar për disa mungesa.
Shqipëria – “Ata janë një ekip i stërvitur mirë, një trajner italian me përvojë, dhe mund të shihet qartë në mënyrën se si ata luajnë. Ne do të duhet të shohim nëse ata përshtaten me ne, por ata luajnë mirë me topin dhe janë të organizuar mirë në mbrojtje, janë të organizuar mirë me lojën e tyre. Pra, si gjithmonë, ne duhet të jemi në maksimumin tonë për të fituar ndeshjen.”
Fusha- Kam dëgjuar që ata kanë pasur probleme me fushën njësoj siç ka ndodhur me “ëemblin” kur u hap. Kanë punuar shumë për ta rregulluar fushën dhe besoj se do të jetë më e mirë seç ishte kur stadiumi u inaguruar”.
Alternativat dhe mungesat – “Mazon Maunt dhe Deslan Rajs mund të jenë dyshja e mesfushës kundër Shqipërisë, ata bënë një paraqitje shumë të mirë kur luajtën së bashku ndaj Islandës. Nuk është fiks pozicioni që Maunt luan me skuadrën e tij, por besoj se është i aftë të luajë aq thellë.
Ai mund të luajë si një numër 4, si një 8-sh, por edhe si një numër 10. Po ashtu edhe Uord-Prozin e pashë mirë ndaj San Marinos, edhe Filpis është në formë të mirë, kështu që nuk jam i shqetësuar aspak. Rashford e kemi patur vetëm për një ndeshje e gjysmë nga shtatori deri më tani, kështu që mungesa e tij ka qenë një mundësi më tepër për të tjerët.”
Henderson – “Dëmtimi i Hendersonit është në një periudhë delikat sepse nuk ka mbetur edhe shumë nga Europiani. Të shohim si do të vijojë rikuperimi i tij. E di që ai do të bëjë gjithçka për të qenë në Europian, por duhet të marrin në konsideratë edhe numrin e paktë të ndeshjeve që eventualisht do të luajë pas dëmtimit. Jordan, gjithsesi, është optimist që mund t’ia dalë. Sa i përket Nick Pope, ai do të vijojë të jetë titullar, e ka pritur këtë shans dhe mendoj se e meriton.”



