
Mesfushori Anel Rashkaj, ka njoftuar ditën e sotme tërheqjen nga Përfaqësuesja e Kosovës, ku ai ishte pjesë prej 12 vitesh. Nëpërmjet një video në profilin e tij, Rashkaj bën me dije se ka vendosur të tërhiqet nga Kosova, duke thënë se ky tani është një vendim shumë i vështirë.
“Rrugëtimi te Kosova më ka sjellë shumë emocione, shumë miq dhe shumë kujtime, që do i mbaj mend gjatë gjithë jetës sime”, tha 31-vjeçari.
Rashkaj veshi për herë të parë fanellën e Kosovës në vitin 2008, kur “Dardanët” ende nuk ishin pranuar në FIFA dhe pas pranimit, ishte kapiteni i parë i kësaj Përfaqësuese.



