
Këmbanat për të ardhmen e Lautaro Martinezit vazhdojnë të bien pa pushim . Interi ka shfaqur probleme në lidhje me rinovimin e kontratës së argjentinasit që mbaron në 30 qershor dhe pas dere është Real Madridi . 23 vjeçari konsiderohet si një opsion i vlefshëm nga madrilenët , fakt që krijon mëdyshje për vazhdimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’. Financat e zikaltërve janë shumë të dëmtuara dhe rruga për finalizimin e kësaj çështje kërkon edhe pak kohë . Mbi të ardhmen agjenti i ishit i Racing Club i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit dhe ka shtangur drejtuesit e kampionëve të rinj të Serisë A :
“ Momentalisht Lautaro është i lumtur tek Interi . Situata aktuale nuk krijon mjaftueshëm terren për të marrë një vendim por jemi në rrugën e duhur “ , përfundoi agjenti i tij .
Më pas ai përgënjështroi zërat për një transferim të mundshëm tek ‘’ Galaktikët ‘’ :
“ Për momentin nuk kemi asgjë konkrete sepse nuk ka patur bisedime me Realin . Lautaros i mbeten edhe dy vite kontratë me Interin dhe prioriteti është respektimi i saj “ , përfundoi ai.
Sezoni i shkëlqyer i të besuarve të Antonio Contes e ka dhënë efektin e pritur edhe tek golashënuesi sepse me 18 gola dhe 9 asiste në 46 takime i ka dhënë hapësirat e nevojshme shokëve të qënë më rezultativ përpara portës . Rikthimi i Interit në Champions League këtë herë me etiketën e kampionit në Scudetto ka një shije ndryshe dhe është një shans që s’duhet humbur duke iu referuar prezantimit dinjitoz që do ta shtyjë këtë skuadër për tu përfshirë ndër më të mirat e kompeticionit më të rëndësishëm për klube .



