Ronaldo i siguron fitoren e parë Portugalisë, Maroku bën valixhet gati (VIDEO)

Ronaldo i siguron fitoren e parë Portugalisë, Maroku bën valixhet gati (VIDEO)

Pas barazim me Spanjën, Portugalia ka arritur një fitore minimale përball Marokut, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës tjetër.

Në "Luzhniki Arena" ka mjaftuar goli i Cristiano Ronaldos duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Ylli portugez e vazhdoi aty ku e kishte lënë ditë më parë kundër Spanjës, duke e tundur rrjetën e Marokut me një goditje të bukur me kokë pas vetëm katër minutave lojë.

Kaq ka mjaftuar që Portugalia ta mposhtë një Marok shumë dominues në ndeshjen e saj të dytë në Kupën e Botës 2018 të mërkurën.

Goli i Ronaldos, i katërti në dy ndeshje deri më tani në kompeticionin më të rëndësishëm "Rusia 2018" duke i garantuar tri pikë të plota Portugalisë, e cila tani merr kryesimin e Grupit B me katër pikë.

Maroku e dominoi Portugalinë në lojën me topin dhe me rastet e krijuara, por i mungoi gjëja më e rëndësishme, finalizimi.

Younes Belhanda pati rast të mirë pas një ore lojë por dështoi të realizojë.

Rastet më të mira për Marokun i pati mbrojtësi Mehdi Benatia, i cili dy herë nuk a rriti ta gjente portën nga një largësi prej gjashtë metrave.

Maroku tani përshëndetet nga Kupa e Botës pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para.

Por me këtë gol ylli i Real Madrid, 33-vjeçari Ronaldo shënoi golin e katërt të turneut dhe të 85 për Portugalinë, duke thyer rekordin e 62-vjeçarit të Ferenc Puskasit.

Ish-ylli i Unitedit e nisi këtë botërorë me 81 gola, por tregolëshi kundër Spanjës dhe një kundër marokienëve, arriti që të bëjë për vete rekordin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy