Broja drejt largimit nga Chelsea

Broja drejt largimit nga Chelsea

Armand Broja është vetëm një hap larg largimit nga Chelsea. Blutë e Londrës nuk janë më të interesuar për shërbimet e sulmuesit shqiptar, duke kërkuar me patjetër një bomber në merkaton e këtij janari.

Sipas gazetarit Matt Lou, Chelsea është në gjurmët e sulmuesit Nigerian, Osmhen të Napolit, por do të duhet të sakrifikojë një lojtar.

Në lojë janë mbrojtësi Tevoh Çalobah dhe Ian Maatsen, si dhe sulmuesët Noni Madueke dhe Armando Broja.

Ky i fundit, prej vitit 2020 kur ka debutuar me ekipin e parë, ka shënuar vetëm 2 gola, ndërsa në dhjetorin e kaluar pësoi edhe një dëmtim që e la prej muajsh jashtë fushës.

Megjithatë, Poçetino ia ka dhënë mundësinë Brojës në sfidat e fundit, ku e ka nisur si titullar ndaj Wolverhemptonit, Evertonit apo Lutonit.

Sulmuesi s’ka shënuar në asnjë prej ndeshjeve, ndërkohë që Chelsea i duhen golat në këtë moment të vështirë në kampionatin anglez.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy