Real Madridi, ofertë për Sandro Tonalin

Real Madridi, ofertë për Sandro Tonalin

Aktualisht Sandro Tonali është shëndërruar në një ndër më të spikaturit në futbollin më kompetitiv referuar pozicionit në të cilin aktivizohet. 

Italiani po zhvillon sezonin e tretë me Newcastlen dhe me kalimin e kohës ka arritur të jetë një referent. 

Ky aspekt nuk i ka shpëtuar syve të mprehtë të drejtuesve të Real Madridit të cilët po e analizojnë progresin e 25 vjeçarit.

 Merkatoja e verës do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për të ardhmen e klubit ‘’ Merengues ‘’, një ndër më të suksesshmit në historinë e futbollit. 

Për Sandro Tonalin edhe Arsenali luftoi fort gjatë merkatos dimërore por rezistenca e krerëve të ‘’ Las Urracas ‘’ bëri që të qëndrojë në ‘’ St James Park ‘’.

 Megjithatë, interesi i madrilenëve është një histori krejt ndryshe, duke qenë se ndër vite janë preferuar pothuajse nga çdo lojtar elite. 

Ndërkohë dihet se anglezët janë më të pasurit në botë dhe momentalisht nuk e konsiderojnë prioritet shitjen e komponentëve më cilësorë, edhe pse me lojën e zhvilluar deri më tani ishi i Brescias natyrisht vijon i pretenduar.

 Bosi i ‘’ Galaktikëve ‘’ Florentino Perez thuhet se do të ofrojë 75 milionë euro për nxënësin e Eddie Howe, i cili është i duhuri për këtë repart. 

Kjo shifër konsiderohet koherente referuar ecurisë së deritanishme të Sandro Tonalit i cili ka dhënë një kontribut të shquar në sezonin aktual, i reflektuar me 4 asiste në 25 sfida shoqëruar nga një rendiment optimal. 

Por të veshësh bluzën e kryeqytetasve gjithmonë është një privilegj dhe njëkohësisht një përgjegjësi shumë e madhe pasi kërkohet maksimumi në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy