
Duke iu referuar një deklarate të disa javëve më përpara , për sulmuesin Hirving Lozano kanë filluar tratativat për ta larguar nga Napoli.
Meksikani mendon se eksperiencës me ‘’ Il Partenopei ‘’ i ka ardhur fundi , arsye e mjaftueshme për Real Madridin për të pretenduar shërbimet e 26 vjeçarit . Aktivizimi i reduktuar në sezonin aktual e ka bindur se nën drejtimin e Luciano Spalletit progresi i tij mund të hasë shumë vështirësi dhe ‘’ Galaktikët ‘’ do të masin forcat me disa skuadra të njohura për pilarin e napoletanëve .
Verën e kaluar për ekstremin u interesua Sevilla por kërkesa prej 50 milionë eurosh nga presidenti Aurelio Di Laurentis shkaktoi tërheqjen nga gara të andaluzëve ndërsa ‘’ Los Blancos ‘’ gëzojnë një tjetër standart dhe mund ta përballojnë pa shumë probleme.
Largimi i Gareth Bale në fundin e sezonit do të krijojë një boshllëk nga krahët dhe spanjollët e cilësojnë Hirving Lozanon një element që mund ta bindë Carlo Ancelottin sepse është shumë i shpejtë dhe mbart një teknikë të shkëlqyer .
Në verën e 2019-tës , manjati italian shpenzoi 35 milionë eurove për lojtarin nga Meksiko dhe sigurisht që nuk do ta ulin stekën për një element që ka bërë mirë në 3 sezone me Napolin.
Revolucioni i ‘’ Los Merengues ‘’ është në rrugë të mbarë dhe paraprakisht ka një lloj sigurie sepse do të menaxhohet nga një peshë e rëndë e trainingut si Carlo Ancelotti i cili nuk është rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për shëtitje por për ti dërguar aty ku e meritojnë .
Megjithatë e ardhmja e kësaj historie mund të prodhojë ndryshime në çdo moment sepse ndonjë klub i Premier Leagues mund të befasojë gjatë merkatos për talentin e kombëtares ‘’ Trikolor ‘’. 3 gola dhe 3 asiste në 19 takime janë statistikat e deritanishme të Hirving Lozanos dhe interesi i të mëdhave në përputhje me idetë e ishi-t të Psv-së theksojnë se mund ti ketë ditët e numëruara tek ‘’ Azurrët ‘’.



