Mbylli aventurën me klubin e Premier League, futbollisti shqiptar në kërkim të një skuadre të re

Mbylli aventurën me klubin e Premier League, futbollisti shqiptar në kërkim të një skuadre të re

Ezgjan Alioski largohet zyrtarisht nga Leeds United. Mbrojtësi shqiptar ikën kështu nga skuadra e Premier League, ku luante nga viti 2017.

Ka qenë vetë klubi anglez që ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me 29-vjeçarin. Tashmë Alioski ka dalë si futbollist i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re, ku interesimet në drejtim të tij nuk mungojnë.

Në gjurmët e lojtarit janë vënë disa klube turke, që duan ta marrin në skuadrat e tyre respektive. Alioski do i shqyrtojë me kujdes ofertat në drejtim të tij, në mënyrë që të bëjë zgjedhjen e duhur për vazhdimin e karrierës.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy