Jose Mourinho, afër Benfikës

Jose Mourinho, afër Benfikës

  Pas largimit nga Fenerbahce dihej se pretendentët për Jose Mourinhon nuk do të mungonin.

E ardhmja e tij besohet se do të jetë në Europë dhe së fundmi drejtuesit e Benfikës kanë avancuar në lidhje me transferimin në ‘’ Estadio da Luz ‘’. 

Karriera e ‘’ The Special One ‘’ sigurisht mund të konsiderohet tejet e suksesshme pavarësisht peripecive, të cilat në futboll janë mëse normale. 

Emri i 62 vjeçarit prej kohësh vijon të jetë i lidhur ngusht me kryeqytetasit, një ndër ekipet më të rëndësishëm të Portugalisë. 

Disfata e djeshme e ‘’ Shqiponjave ‘’ në Champions League kundër modestëve të Karabakut i dha fund etapës së Bruno Lage në stol. 

Ishi i Romës, Chelseat dhe Manchester United ndër të tjerë konsiderohet i duhuri për ta superuar këtë etapë jo të mirë të gjigandëve të Portugalisë, pa harruar eksperiencën mbi supe, si në nivel kampionatesh ashtu edhe në kompeticionet europiane. 

Sipas Fabrizio Romanos presidenti i Benfikës Rui Costa ka vepruar me shpejtësi për ti dhënë zgjidhje kësaj situate të ndërlikuar, për të vijuar me qetësinë e duhur deri në fundin e sezonit. 

Si për këtë ekip ashtu edhe për çdo tjetër emri i luzitanit mbetet tejet domethënës pasi gjatë karrierës ka lënë gjurmë kudo ku ka vënë këmbët. 

Pas këtij lajmi tifozeria e zjarrtë e kuq e bardhëve ka filluar të entuziazmohet sepse bëhet fjalë për një ndër më të suksesshmit në këtë profesion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy