Interes në Arabinë Saudite për Marco Reus

Interes në Arabinë Saudite për Marco Reus

Transferimi i shumë lojtarëve cilësorë të cilët lanë gjurmë në Europë në të kaluarën, po i motivon klubet e Arabisë Saudite për ti dhënë një tjetër impakt këtij kampionati në vijimësi.

Objektivi i rradhës është Marco Reus, sulmues i cili është pjesë e Borussia Dortmundit prej shumë sezonesh, për të cilin thuhet se mund ti ofrojnë një rrogë prej 20 milionë eurosh në sezon.

Ende nuk është bërë me dije emri i skuadrës por sigurisht jemi përpara një shifre potente e cila mund ta bindë, shtuar edhe faktin se ende nuk e ka arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës me ‘’ Verdhezinjtë ‘’.

Oferta po analizohet nga 33 vjeçari, një legjendë tek ekipi nga Ruhr, i cili hapat e fundit në karrierë mund ti hedhë në një ligë ekzotike, shumë larg nivelit të atyreve në Europë nëse i referohemi cilësisë por në aspektin ekonomik është dukshëm e avantazhuar.

Eksperienca gjatë 12 viteve tek Borussia Dortmundi përmblidhet me 164 gola dhe 123 asiste në 395 sfida por mbetet për tu parë se si do ti përgjigjet këtij interesi nxënësi i Edin Terzic.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy