Spanja do të luajë dy miqësore gjatë këtij muaji, atë ndaj Shqipërisë më 26 mars dhe ndaj Islandës më 29 mars.
Trajneri i iberikëve, Luis Enrique ka bërë publike ditën e sotme, edhe listën e lojtarëve për këto dy ndeshje.
Lojtarë të rëndësishëm mes 23 të grumbulluarve me trajnerin Enrique që kërkon të shikojë edhe gjendjen e tyre.
23 lojtarët e grumbulluar:
Portierë: Unai Simon, Robert Sanchez, David Raya.
Mbrojtës: Marcos Alonso, Jordi Alba, Aymeric Laporte, Pau Torres, Eric Garcia, Diego Llorente, Cesar Azpilicueta, Dani Carvajal.
Mesfushorët: Rodri, Koke, Pedri, Marcos Llorente, Gavi, Carlos Soler.
Sulmues: Dani Olmo, Pablo Sarabia, Alvaro Morata, Raul de Tomas, Ferran Torres, Yeremi Pino.



