Hadroj: Të mos flasim për titullin tani, Partizani ka katër rivalë

Hadroj: Të mos flasim për titullin tani, Partizani ka katër rivalë

Mbrojtësi i Partizanit, Andi Hadroj, ka folur para mediave, në prag të sfidës, që të kuqtë do të luajnë këtë fundjavë me Bylisin.

Hadroj vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por shtoi se kryeqytetasit do të luajnë vetëm për fitore.

Ekipi po përgjigjet shumë mirë, dy ndeshje dhe po aq fitore nuk lënë vend për shumë fjalë. Trajneri po mundohet të na përshtati me stilin e lojës sulmuese dhe ne po punojmë për këtë.

Unë kam qenë pjesë e Bylisit dhe e di mjaft mirë se ata janë një ekip shumë i fortë në fushën e vet. Ne do të shkojmë për fitore, pastaj le t’ia lëmë fushës. Si ish-lojtar, i di mjaft mirë se çfarë ekipi janë, por duhet ta shohim te ndeshja. Çdo lojtar mundohet të japë maksimumin në ekipin ku është, ashtu siç do të bëj unë për Partizanin.

Roli im natyral është mbrojtës, por mund të luaj në çdo pozicion ku do të më vendosë trajneri. Preferenca ime është në të djathtë. Vjet Partizani kishte një mbrojtje shumë të mirë, por edhe sivjet nuk qëndron pas. Në fund të sezonit do të shohim gjithçka.

Mbrojtësi deklaroi se është ende herët për të forlur për titullin, ndërsa shtoi se janë katër rivalët e Partizanit për kampion.

Është herët të flasim për titullin, objektivi ynë është ndeshja e radhës. Ata që kanë qenë gjithmonë, Partizani ka pasur gjithmonë rivalë të fortë për titullin kampion. E kam fjalën për Tiranën, Vllazninë, Kukësin, Teutën. Është herët për të veçuar njërin prej tyre, sepse ekipet duan kohë të tregojnë gjithë potencialin e tyre. Duhen të paktën 4-5 javë për të dalluar forcën e vërtetë të skuadrave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy