Përforcimi i krahut të djathtë të mbrojtjes është shëndërruar tashmë në një prioritet për trainerin Erik Ten Hag në merkaton e verës.
Manchester United nuk po e bind hollandezin në këtë aspekt dhe një ndër të preferuarit e tij është Denzel Dumfries.
Anglezët thuhet se mund të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për anësorin e Interit, shumë i rëndësishem në 11-shen e Simone Inzaghit.
Ndërkohë, zikaltërit ende nuk i kanë zgjidhur problemet në aspektin ekonomik dhe pikërisht interesi i ‘’ The Red Devilsave ‘’ mund ti vijë në ndihmë italianëve.
Insistimi i Manchester United ja rrit vlerat 27 vjeçarit, i cili po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.
20 herë kampionët e Premier Leagues kanë humbur shumë terren në lidhje me të kaluarën, tek të cilët po punohet fuqimisht për t’ia vënë pikën kësaj historie gjatë verës, një periudhë deçizive për të ardhmen.
Ishi i Psv Eindhovenit ka kontribuar me 2 gola dhe 4 asiste në 21 sfidat e sezonit aktual tek finalistët në fuqi të Champions Leagues dhe nuk përjashtohet zgjerimi i listës së pretendentëve në vijimësi.



