Premier League /Chelsea mposhtet nga West Ham, Totenhem rikthehet te fitorja

Premier League /Chelsea mposhtet nga West Ham, Totenhem rikthehet te fitorja

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 16-të në Premier League, ku bie në sy humbja e londinezëve të Chelsea ndaj West Ham.  Skuadra e West Hamit ka bërë befasi që në fillim të ndeshjes duke kaluar në avantazh ndaj Chelsea dhe e mbrojti rezultatin deri në funditn e takimit.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Arnautovic në minutën e gjashtë, dhe deri në fundin e ndeshjes me gjithë përpjekjet e miqëve rezultati nuk ndryshoi mbeti ai minimal 1:0. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për West Ham, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e tretë më 32 pikë, duke mos përfituar ndaj derbit të ditës së djelë mes United dhe City.

Ndërsa në ndeshjet e tjera skuadra e Totenhem rikthehet te fitorja pas katër ndeshjeve, me një lojë bindëse dhe me rezultatin e thellë 5-1.Në rezultatet e tjera Stoke dhe Bërnlei fituan ndeshjet e tyre minimalisht 1-0 ndersa Hadërsfield fitoi 2-0 me Brajton. Ndeshja me shumë gola ishte Kristal Palas-Bournmuth 2-2, në të cilën ish sulmuesi i kombëtares angleze, Defo, shënoi të dy golat për miqtë. Vendasit kanë humbur edhe një penallti në minutat e fundit të ndeshjes me Benteke.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy