Lufta për Europë dhe mbijetesë, çfarë rezervon java e 25-të në La Liga

Lufta për Europë dhe mbijetesë, çfarë rezervon java e 25-të në La Liga

 Të premten në orën 21.00 do të hapet sipari i javës së 25-të me ndeshjen Cadiz vs Getafe.

 Në ‘’ Nuevo Mirandilla ‘’ ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ do të përpiqet të shfrytëzojë faktorin fushë për t’iu shkëputur zonës së ftohtë kundër një rivali i cili është në të njëjtën situatë.

Nxënësit e Sergio Gonzales vinë pas barazimit në ‘’ Reale Arena ‘’ kundër Real Sociedadit , ndërsa kryeqytetasit  morën një tre piksh shumë të vlefshëm në fushën e tyre kundër Gironas. 

E shtuna si gjithmonë do të jetë më intensive, ditë në të cilën janë parashikuar të zhvillohen katër sfida. 

Në orën 14.00 Real Madridi pret në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’  Espanyolin. ‘’ Galaktikët ‘’ pothuajse e kanë të humbur luftën për fitimin e La Ligas dhe natyrisht janë të përqëndruar tek Champions League , eveniment në të cilin vijojnë të jenë protagonistë absolutë.

Edhe pse do të presin Liverpoolin në shtëpi, rezultati 2-5 në ‘’ Anfield Road ‘’ i ka dhënë qetësinë e duhur djemve të Carlo Ancelottit , të cilët po rikonfirmojnë protagonizmin në kontinentin e vjetër.

Ndërsa për katalanasit historia është ndryshe pasi vijojnë të notojnë në ujëra të turbullta , të cilët vinë pas një sërë rezultatesh jo të mira dhe momentalisht janë vetëm 2 pikë larg zonës së ftohtë.

Pas kësaj sfide , në orën 16.15 do të zbresin në fushë  Elche dhe Valladolid.

Nxënësit e Pablo Machin janë pothuasje të pashpresë në lidhje me qëndrimin në Primera Division pasi vijojnë të fundit në tabelë , të distancuar 13 pikë me vendin e tretë nga fundi .

Megjithatë edhe ‘’ Vjollcët ‘’ nuk kanë të garantuar asgjë sepse renditen dy pikë larg zonës së ftohtë dhe sigurisht në këtë sfidë tre pikët konsiderohen të domosdoshme.

Zotët e shtëpisë mposhtën Mallorcan  javën e kaluar në transfertë , tre pikë të cilat ia kanë rritur paksa moralin pavarësisht se gjendja vijon të jetë kaotike , ndërsa Real Valladolid pas humbjes 3-0 në ‘’ Balaidos ‘’ e ngriti menjëherë kokën duke mposhtur 2-1 Espanyolin.

Më pas në 18.30 Celta Vigo pret në shtëpi Rayo Vallecanon .

Bardhekaltërit barazuan në transfertën e Osasunas me rrjeta të paprekura, rezultat i njëjtë edhe për ‘’ Los Vallecas ‘’ kundër  Athletic Bilbaos.

E shtuna përfundon me Valencia vs Osasuna. Si rrallëherë bardhezinjtë rrezikojnë seriozisht qëndrimin në Primera Division pasi janë të parafundit në tabelë.

Pas largimit të Gennaro Gatussos , asgjë nuk ka ndryshuar por është përkeqësuar për Valencian , ndërsa ekipi nga Pamplona po lufton për pjesëmarrjen në Europë në sezonin e ardhshëm .

Humbja e javës së kaluar në ‘’ Camp Nou ‘’ , shtuar edhe rezultatet e mëparshme evidentojnë qartësisht se deri në fundin e aktualit çdo sfidë për Valencian do të jetë një finale kurse të ‘’ Kuqtë ‘’ vijojnë të ëndërrojnë rikthimin në kompeticionet më të rëndësishme të kontinentit të vjetër, të cilët nuk shkuan përtej barazimit në ‘’ El Sadar ‘’ javën e kaluar.

E diela do të ketë të njëjtin intensitet dhe do të startojë me sfidën ndërmjet Mallorcas dhe Real Sociedadit.

Ishullorët kanë patur ulje-ngritje të vazhdueshme për sa i përket rezultateve por vijojnë të shpresojnë për një pjesëmarrje në Europë .

Ndërsa ‘’ Los Txiuriurdines ‘’  mbeten një kockë e fortë në La Liga dhe momentalisht renditen në vendin e 4-tërt , të cilët janë përfaqësuar denjësisht edhe në Europa League , ku do të përballen në dy sfidat e 1/16-tave me Romën.

‘’ Los Vermellones ‘’ vinë pas disfatës në shtëpi kundër Elches , ndërsa ekipi nga San Sebastian barazoi me rrjeta të paprekura në shtëpi kundër Cadizit .

Pas tyre do të zbresin në fushën e ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ Sevilla dhe Almeria .

Andaluzët vijojnë të shfaqin probleme gjatë këtij sezoni, të cilët u shpartalluan javën e kaluar në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ me shifrat 6-1.

Gjithsesi ‘’ Los Rojiblancos ‘’ vijojnë garën edhe në Europa League , kompeticion në të cilin konsiderohen ekspertë dhe do të përballen në 1/16-tat me Fenerbahchen.

E njëjta situatë vlen edhe për Almerian , e cila u mposht nga Villareali në shtëpi dhe do të kërkojë të ngrejë kokën , sigurisht në një fushë shumë të vështirë .

Në orën 18.30 Villareali pret Real Betisin. ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’  do të zbresë në ‘’ La Ceramica ‘’ me objektivin e vijimit të rezultateve pozitive , pas mposhtjes së Almerias në javën e kaluar, ndërsa Real Betisi do të tentojë ti befasojë siç bëri edhe me Real Madridin , skuadër të cilës i mori një pikë shumë të vlefshme në ‘’ Benito Villamarin ‘’ .

Si ekipi nga Castellon ashtu edhe ‘’ Los Verdiblancos ‘’ vijojnë ta përfaqësojnë denjësisht Spanjën në Europë .

Sot nxënësit e Quique Setien do të përballen me Anderlechtin në Conference League , ndeshja e parë e vlefshme për fazën e 1/16-tave, ndërsa andaluzët do të masin forcat në mitikun ‘’ Old Trafford ‘’ kundër Manchester United.

Në mbrëmje kryesuesit e Barcelonës do të pretendojnë të rikonfirmojnë protagonizmin në ‘’ San Mames ‘’ kundër Athletic Bilbaos .

Katalanasve i ka mbetur vetëm kampionati dhe Kupa e Mbretit pas dy eleminimeve , respektivisht nga grupet e Champions Leagues dhe më pas nga Europa League.

Diferenca prej 11 pikësh nga rivalet e përjetshëm i krijon shumë qetësi Xavi Hernandezit , ndërsa vaskët vijojnë të shpresojnë për pjesëmarrjen në Europë në sezonin e ardhshëm .

Pas fitores në ‘’ Camp Nou ‘’ kundër Valencias , kuq e blutë do të tentojnë të vijojnë në këtë rrugë , ndërsa rivalët vinë pas tre humbjesh dhe një barazimi dhe janë në garë për Kupën e Mbretit, në të cilën i pret Osasuna ne gjysëmfinalen e kthimit në 4 prill.

Java e 25-të përfundon të hënën në 21.00 me  sfidën Girona vs Atletico Madrid.

Kryeqytetasit kanë arritur rezultate pozitive në ndeshjet e fundit pas atij fillimi jo të mirë të sezonit , i cili pas shumë vitesh i la jashtë Champions Leagues. 

Fitorja bindëse me rezultatin tenistik 6-1 kundër Sevillas në javën e kaluar evidentoi se nxënësit e Diego Simeones janë kthyer më të fortë , të cilët nuk njohin humbje prej gjashtë sfidash .

Ndërsa Girona vijon të notojë në ujërat e mesit të tabelës  dhe vjen pas humbjes në transfertën e Getafes, skuadër e cila në shtëpi i ka vënë në siklet rivalët.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy