
Situata e Jules Koundes tek Barcelona ka ndryshuar në kohët e fundit.
Francezi ka hasur vështirësi në sezonin aktual, i cili ka patur ulje-ngritje evidente në lidhje me rendimentin.
Sigurisht Hansi Flick po e analizon me detaje ecurinë e ishi-t të Sevillas i cili mund ti japë lamtumirën shumë shpejt ‘’ Camp Nout ‘’.
Në të shkuarën ‘’ Los Cules ‘’ insistuan pothuajse në çdo merkato për ta patur pjesë të tyren por duhet të riktheksohet fakti se në futboll asgjë nuk është e sigurtë.
Disa ekipe nga Premier League vijojnë të shpresojnë për të firmosur me 27 vjeçarin dhe Joan Laporta ka deklaruar se pretendon të arkëtojë jo më pak se 60 milionë euro.
Për më tepër largimi i tij do të përkthehej si një tentativë nga ana e drejtuesve të kuq e bluve për ta rinovuar prapavijën me të tjerë elementë, një prioritet për ecurinë e mëtejshme.
Çdo gjë do të varet nga ofertat për ishi-n e Bordeaux, pjesë e Barcelonës prej katër sezonesh tashmë i cili në aktualin ka kontribuar me 3 gola në 40 sfida.



