
Viktor Gyokeres aktualisht është një ndër golashënuesit më të mirë në Europë.
Suedezi nuk ka të ndalur tek Sporting Lisbona, ekip me të cilin i janë dashur vetëm dy sezone për të shpërthyer.
Të kaluarin sulmuesi e përfundoi me 43 gola në 50 sfida dhe menjëherë drejtuesit e Barcelonës kanë nisur tratativat për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’.
Duke patur parasysh që Robert Lewandowskit nuk i mbeten edhe shumë vite në futboll, traineri Hansi Flick po e ndjek me shumë kujdes lojtarin e kryeqytetasve.
Ndërkohë, këta të fundit do të tentojnë të përfitojnë maksimalisht nga largimi i Viktor Gyokeres nga ‘’ Jose Alvalade ‘’, të cilit po i rritet në mënyrë të konsiderueshme vlera e kartonit.
Eshtë një objektiv shumë i vështirë për tu arrirë por presidenti Joan Laporta është i gatshëm të luftojë deri në fund për ti siguruar numrit një të stolit një ndër më të spikaturit momentalisht në pozicionin ku aktivizohet.



