Enzo Fernandez, në dyshim qëndrimi tek Chelsea

Enzo Fernandez, në dyshim qëndrimi tek Chelsea

 Faza e dytë e sezonit do të jetë tejet e rëndësishme për çdo lojtar dhe ekipet e tyre. 

Një ndër to është edhe Enzo Fernandez, kampioni i botës në fuqi me Argjentinën. 

Mesfushori si duket ka mbetur i pakënaqur nga disa vendime të trainerit Liam Rosenior, përfshirë edhe situatën momentale në aspektin e objektivave. 

Chelsea nuk e ka të sigurtë pjesëmarrjen në Champions League sezonin vijues dhe nëse do të rezultojë kështu ishi i River Plates do të largohet nga ‘’ Stamford Bridge ‘’. 

Edhe pse mbetet ende për tu zhvilluar deri në fund të sezonit 25 vjeçarin e presin sfida jo të lehta, duke marrë parasysh edhe momentin delikat të ekipit, i pesti në Premier League, i cili do të zhvillojë dy sfida kundër Paris St Germain, të vlefshme për 1/16-tat e Champions Leagues dhe gjithashtu i kualifikuar në çerekfinale të Fa Cup.

 Gjithsesi nga kjo situatë do të tentojnë të përfitojnë Real Madridi dhe Paris St Germain, dy pretendentë seriozë për shërbimet e ishi-t të Benfikës. 

Sezoni aktual është i katërti në kryeqytetin e Anglisë, kontributi i të cilit është reflektuar me 11 gola dhe 5 asiste në 38 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy