Zidane, kandidat për stolin e Real Madridit

Zidane, kandidat për stolin e Real Madridit

  Edhe pse kualiteti i tij nuk mund të vihet në dyshim, e ardhmja e Carlo Ancelottit tek Real Madridi ende nuk është e sigurtë.

Dy hapat fals të ‘’ Galaktikëve ‘’, fillimisht humbja e ‘ Superclasicos ‘ në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe më pas disfata e pësuar mbrëmjen e djeshme kundër Milanit evidentuan se diçka nuk shkon me këtë skuadër.

Tashmë, numri një i spanjollëve Florentino Perez ka filluar të shqyrtojë disa opsione dhe pas Xabi Alonsos përsëri e ka rikthyer vëmëndjen tek Zinedine Zidane.

Me francezin në të kaluarën kryeqytetasit dominuan në çdo kompeticion, i cili tashmë është një idhull tek kjo skuadër.

Tifozeria e zjarrtë vijon ti kujtojë me shumë emocion momentet kur ish kampioni i botës ishte pjesë e Real Madridit por sipas ‘ Defensa Central ‘, bosi spanjoll asnjëherë nuk e ka shmangur vëmëndjen edhe nga traineri i Bayer Leverkusenit.

Ishi-t të Milanit i duhet të korrigjojë gabimet në ndeshjet vijuese, pasi siç dihet tek nje ekip si ‘’ Los Blancos ‘’ duhet të triumfosh në çdo kompeticion.

Si Xabi Alonso ashtu edhe i famshmi ‘’ Zizou ‘’ e njohin shumë mirë rrugën drejt suksesit, të cilët për më tepër e kanë provuar veten edhe si lojtarë tek fituesit në fuqi të Champions Leagues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy