Atletico Madridi, mendon shitjen e Oblak

Atletico Madridi, mendon shitjen e Oblak

  E ardhmja e Jan Oblak tek Atletico Madridi është vënë në dyshim në kohët e fundit.

Slloveni në të kaluarën ishte i padiskutueshem tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ por situata ka ndryshuar dhe drejtuesit e kryeqytetasve  Carlos Bucero dhe Andrea Berta kanë filluar të mendojnë për rinovimin e kontratës së gardianit.

Pavarësisht se i përfundon në 2028-tën e shoqëruar me një klauzolë prej 120 milionë eurosh, sipas ‘ As ‘ nuk përjashtohet largimi i tij nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Deri më tani pretendentët më seriozë janë nga Premier League dhe përpara këtij fakti po mendohet për një tjetër element.

Giorgi Mamardashvili i Valencias konsiderohet një kandidat potencial për të veshur bluzën e ‘’ Los Rojiblancos ‘’, për të cilin të ashtuquajturit  ‘’ Los Che ‘’ janë të gatshëm të negociojnë për afro 25 milionë euro.

Gjerorgjiani po zhvillon sezonin e tretë në ‘’ Mestalla ‘’ dhe paraqitjet e tij nuk janë anashkaluar në asnjë moment nga Carlos Bucero dhe Andrea Berta.

Momentalisht spanjollët janë të vetmit në këtë garë, fakt që përbën një lloj avantazhi për të marrë shërbimet e portierit nga Tbilisi gjatë merkatos së verës, të favorizuar njëkohësisht edhe nga nevoja e klubit të Valencias për tu fuqizuar në aspektin ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy