Vendimi/ Ndeshjet e shtatorit, Broja mund të mos jetë në listën e Shqipërisë

Vendimi/ Ndeshjet e shtatorit, Broja mund të mos jetë në listën e Shqipërisë

Armando Broja mund të mos jetë pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar me Shqipërinë, për 3 ndeshjet e muajit shtator.

Sulmuesi i cili është pjesë e Southampton në Premier League, mund të humbasë ndeshjet ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Shkak për këtë është bërë një vendim i marrë nga klubet e Premier League, të cilat kanë vendosur të mos i lejojnë lojtarët që të grumbullohen me kombëtaret e tyre për ndeshjet e shtatorit. Pandemia e Covid-19 dhe fakti që kur të kthehen në Angli, ata duhet të qëndrojnë në karantinë disa ditë, ka bërë që klubet angleze të vendosin që të mos i lejojnë lojtarët të shkojnë te kombëtaret.

Megjithatë një marrëveshje mund të arrihet në ditët e ardhshme, që lojtarët të mos ndalohen për t’u grumbulluar me kombëtaret e tyre. Në Angli raportojnë se më problematike situata është për vendet që konsiderohen si “zonë e kuqe”, pasi vendi britanik nuk mund ta heqë dot karantinën për lojtarët që vijnë nga këto vende.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy