Sfidë gjigandësh për Tielemans

Sfidë gjigandësh për Tielemans

Duke patur parasysh se Toni Kross është drejt fundit të kontratës me Real Madridin, ekzaktësisht në 30 qershorin e 2023- shit , prej kohësh drejtuesit kanë filluar ofensivën për gjetjen e një zëvëndësuesi për gjermanin.

Sigurisht konsiderohet shumë e vështirë për vetë faktin e kontributit të mesfushorit por duket se ‘’ Galaktikët ‘’ e kanë gjetur .

Pas Jude Bellingham , lojtar që konsiderohet prioritet nga Carlo Ancelotti, Real Madridi po vlerëson edhe mundësinë e transferimit të Youri Tielemans në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Belgu është tentuar edhe nga Barcelona dhe Arsenali dhe kuptohet se do të jetë një sfidë e luftuar deri në fund, gjatë të cilës nuk përjashtohen surprizat.

Risia në këtë histori është se duke filluar nga 1 janari i 2023-shit , 25 vjeçari do të jetë i lirë të negociojë me klubin që dëshiron dhe Real Madridi nuk mendon ta humbasë këtë rast sepse flitet për një ndër mesfushorët më të mirë të Premier Leagues.

Ishi i Anderlecht sigurisht do të jetë protagonist në merkaton vijuese dhe me kaq pretendentë cilësorë, e ardhmja shikohet larg ‘’ King Powerit ‘’.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy