Ndeshja për mbijetesën, Bylis triumfon ndaj Kastriotit

Ndeshja për mbijetesën, Bylis triumfon ndaj Kastriotit

Bylisi fitoi ndeshjen e prapambetur me Kastriotin, e vlefshme për javën e 28-të në Abissnet Superiore.

Fitore me vlera për ballshiotët, që ngjiten në kuotën e 33 pikëve, por mbeten në vendin e parafundit me 33 pikë, 2 më pak se Teuta e vendit të tetë. Ndërsa vështirësohet gjithçka për krutanët që mbajnë vendin e fundit me 28 pikë të grumbulluara.

Sa i përket ndeshjes, Kastrioti e nisi shumë keq, teksa mbeti me 10 lojtarë që në minutën e 7-të, kur Kodra u ndëshkua me të kuq.

Ndërkohë Bylis shënoi dy herë, me Kacorri në minutën e 18-të dhe Joalisson në minutën e 37-të. Këta dy gola vendosën ndeshjen, ndërsa rezultati nuk ndryshoi në pjesën e dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy