Përplasje tek Interi për një objektiv

Përplasje tek Interi për një objektiv

Prej kohësh tek skuadra e Interit evidentohet një lloj përçarje ndërmjet drejtuesve dhe trainerit Antonio Conte që përkthehet si dashuri – urrejtje . Fakti se  zikaltërit janë në hapat e fundit të konkludimit të një ëndërre 11 vjeçare siç është fitimi i Serisë A  pavarësisht se është një hap historik në ambjentin e tyre ka gjeneruar një situatë disi të pazakontë ndërmjet   drejtuesve të Interit dhe  Antonio Contes. Diçka e tillë lidhet ngusht me  interesin e italianit për mesfushorin  Rodrigo De Paul ,  dëshirë që Interi  momentalisht nuk ia garanton dot për arsyen e kolapsit financiar të shkaktuar nga Covid 19.  Afrimi me trofeun e 19-të të Serisë A në histori llogjikisht i jep të drejtë  51 vjeçarit nga Lecce sepse sezoni për Interin mund të quhet tepër pozitiv .

Rruga në vijim  do të jetë shumë e vështirë sepse  me startimin e  sezonit të ri nxënësit e Antonio Contes do të luftojnë fort në tre fronte  sidomos në Uefa Champions League , kompeticion ku do të rikthehen me merita të plota dhe me një entuziazëm të dukshëm .

Nëse i referohemi luftës për mesfushorin argjentinas Interi duhet ti bëjë llogaritë me përfshirjen e ndonjë elementi cilësor  për ti lehtësuar rrugën  projektit ambicioz  që ka të bëjë me rikthimin në kohët e arta . Impaktet e para janë shumë pozitive .   Ulja nga froni e Juventusit e ka shtuar urinë brenda skuadrës dhe njëkohësiht ka tjetërsuar historinë e Calcios që dominohej prej 9 sezonesh rradhazi nga bardhezinjtë e Juventusit  . Rikuperimi i buzëqeshjes në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ konsiderohet si motivi që i nevojitet Interit për të konfrontuar ashtu siç duhet sfidat e të ardhmes që parashikohen si shumë interesante dhe me të papritura .       

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy