Destinacionet e mundshme të Mathijs De Light

Destinacionet e mundshme të Mathijs De Light

 Largimi i Cristiano Ronaldos tek Manchester United duket se do ti paraprijë një tjetri tek Juventusi . E ardhmja e mbrojtësit Matthijs De Light është vënë dukshëm në pikpyetje  dhe kanë filluar të qarkullojnë zërat për largimin  nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ gjatë merkatos së verës.  Lajmi është konfirmuar nga vetë agjenti i lojtarit Mino Raiola i cili i ka bërë elozhe hollandezit dhe ka theksuar se e pret  një e ardhme e ndritur  :

“ Matthijs është një ndër qëndërmbrojtësit më të spikatur të Europës . Shanset  për të lënë Juventusin mbeten prezente dhe po e shqyrtojmë me kujdes këtë çështje ‘’, theksoi italiani .  

Kandidatët për 22 vjeçarin janë disa , ndër të cilët përfshihen Real Madridi , Chelsea dhe Barcelona .  Në rastin e ‘’ Galaktikëve ‘’ mendohet se mund të ekzistojë një shkëmbim kokë më kokë me Federico Valverden .    Rikthimi i Carlo Ancelottit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ është shoqëruar me kërkesat përkatëse në funksion të rikthimit të spanjollëve në vendin që e meritojnë . Ndërsa londinezët  duan të hedhin pas krahëve dështimin me Jules Kounde dhe të formojnë një mur të pakalueshëm në prapavijë , pozicion ku ‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë çeduar disi pavarësisht se e kanë nisur sezonin si kampionë të Champions Leagues  .

 Pas tyre është Barcelona .   S’ka si të ndodhë ndryshe me një skuadër që është dobësuar mjaftueshëm sidomos me largimin e Lionel Messit dhe drejtuesit me në krye Ronald Koeman kërkojnë  të rikuperojnë mentalitetin fitues pavarësisht se me mungesën e legjendës argjentinase do ta kenë shumë të vështirë .

 Fuqizimi me  Memphis Depay i ka ngjallur disi shpresat e ofensivës për të qënë në lartësinë e duhur për vetë faktin e cilësive të hollandezit pa harruar dhe Frenkie De Jong që është shëndërruar në një pikë referuese në mesfushën e ‘’ Blaugranëve ‘’, komponentë që  mund të rezultojnë një shtysë për bashkombasin e tyre për të zbarkuar në ‘’ Camp Nou ‘’ , aty ku e pret një skuadër me objektivin e rikthimit në kohët e arta .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy