
Xhuliano Skuka ishte i pafat ndaj Vllaznisë në gjysmëfinalen e Kupës, teksa të ruleta e penalltive, humbi 11-metërshin e vetëm, duke bërë që skuadra e tij të eliminohej.
Pas ndeshjes, sulmuesi u shfaq shumë i prekur, teksa nuk i mbajti dot lotët dhe shkoi kërkoi falje te tifozët.
Në një reagim të bërë në profilin e tij, ai premton që do të bëjë gjithçka që tifozët ta harrojnë mbrëmjen e djeshme, ndërsa kërkon mbështetjen e tyre.
Ndoshta zhgënjimin që pësuat sot nuk do mund ta heq nga mendja juaj, por premtoj që do të bëj të harroni mbrëmjen e sotme dhe do të rikuperoj atë. Ajo çfarë kam nevojë më së shumti tani është besimi juaj.



