
Përpjekjet e drejtuesve të Manchester United vijojnë të pandalura në lidhje me merkaton e verës.
Anglezët pretendojnë të rikuperojnë sa më shpejtë terrenin e humbur në të gjitha kompeticionet, objektivi i të cilëve tashmë është Vinicius Junior.
Braziliani është një ndër më të mirët e Real Madridit pa asnjë diskutim dhe sipas informacioneve, ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë të gatshëm të ofrojnë 180 milionë euro.
Ndoshta transferimi i Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ mund ta lërë paksa në prapavijë 23 vjeçarin, të cilit anglezët i kanë ofruar mbi 30 milionë euro në sezon, edhe pse është gati e pamundur që të largohet nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Tek Manchester United aktualisht vihet re një situatë aspak komode, e cila vijon ti shkaktojë dhimbje koke trainerit Erik Ten Hag, i cili sigurisht është përgjegjësi kryesor për ulje-ngritjet e kësaj skuadre.
Një tjetër aspekt për tu përmendur lidhet edhe me përballjen e mundshme ndërmjet Real Madridit dhe Manchester United në një të ardhme të afërt, arsye e mjaftueshme për drejtuesit për të refuzuar përforcimin, me një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim, i cili së fundmi e rinovoi kontratën me ‘’ Galaktikët ‘’ deri në 30 qershorin e 2027-tës.
12 gola dhe 6 asiste në 23 sfida numëron nxënësi i Carlo Ancelottit deri më tani, i cili beson tek aftësitë e tij.



