Belgjika e nisi me humbje Europianin. Kombëtarja belge u mposht minimalisht nga Sllovakia, që bëri surprizën e madhe.
Vendosi një gol i shënuar nga Schranz në minutën e 7-të, për t’i dhënë 3 pikët sllovakëve.

Lukaku ishte i pafat në këtë takim, pasi iu anuluan dy gola, fillimish në minutën e 56-të, për pozicion jashtë loje dhe në minutën e 86-të, për prekje me dorë.
Sllovakia mban vendin e dytë në Grupin E, me 3 pikë, po aq sa edhe Rumania.



