
Cesar Azpilicueta, ishte një nga emrat më të përfolur në verë, për tu bashkuar me Barcelonën.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, mbrojtësi konfirmoi se kishte marrë një ofertë nga katalanasit, por tregoi edhe arsyen pse e refuzoi.
Mora një ofertë nga Barcelona nga e cila në fakt mund të fitoja më shumë, por përgjegjësia ndaj një klubi që më ka hapur dyert prej 10-vitesh, bëri që ta refuzoja.
Unë te Chelsea ndihem një kapiten dhe jam në shtëpinë time. Nuk doja t’i ktheja kurrizin klubit të Chelsea-t, edhe pse unë nuk e dija se çfarë mendonin për mua pronarët e rinj.



