
Lazio është rikthyer te fitorja në kampionat, pas barazmit me Udinese në javën e kaluar.
Ditën e sotme, të besuarit e Sarrit mposhtën Atalantën në transfertë, me rezultatin 0-2. Golat e Zaccagni në minutën e 10-të dhe Felipe Anderson në minutën e 52-të, i dhanë fitoren skuadrës së Lazio.
Të kaltrit ngjiten në vendin e tretë, me 24 pikë, po aq sa edhe Atalanta e vendit të katërt.
Vlen të përmendet se Lazio po kalon një formë të shkëlqyer, pas në gjashtë ndeshjet e fundit, numërojnë 5 fitore dhe vetëm një barazim.



